Coca-Cola është quajtur ndotësi më i madh në botë për të tretin vit radhazi, në një raport që zbulon më tej shkallën e krizës globale të plastikës.
Në kontrollin e tij vjetor të mbetjeve plastike të gjetura në plazhe, lumenj, parqe dhe komunitete në të gjithë globin, ‘’Break Free From Plastic’’ zbuloi se shishet e Coca-Cola-së ishin shkelësi më i keq dhe ndotësi numër 1 në botë.
Coca-Cola zbuloi 13,834 copë shishe plastike në 51 nga 55 vendet e anketuara, më shumë se totali i kompanisë së Nestlé (8,633) dhe PepsiCola (5,155), të cilët ishin ndotësit e dytë dhe të tretë më të mëdha.
Projekti, i cili është ndërmarrë nga 15,000 vullnetarë, mblodhi gati 350,000 copë mbetje plastike, nga të cilat 63 përqind u shënuan me një markë të identifikueshme. Në total më shumë se 5,000 marka u identifikuan përmes logove të tyre në studim.
Greenpeace akuzoj Coca-Cola-në , Nestlé dhe PepsiCo për dështimin në trajtimin adekuat të krizës plastike dhe për bashkimin dhe raportet me kompanitë e naftës për të prodhuar edhe më shumë materiale të dëmshme për mjedisin.
Për të ndaluar këtë rrëmujë dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, këto kompani të njohura si Coca-Cola, PepsiCo dhe Nestlé duhet t’i japin fund varësisë së tyre ndaj paketimeve plastike me një përdorim dhe të largohen nga lëndët djegëse fosile “, tha Abigail Aguilar, koordinatori i fushatës së plastikës për Greenpeace në Azinë Juglindore.
Ky raport vjen vetëm disa muaj pasi tre prodhuesit e pijeve freskuese u akuzuan për “hipokrizi” pasi një raport pretendoj se ata kishin bërë premtime publike për t’i larguar mbeturinat plastike ndërsa në heshtje mbështetnin reformat e qëndrueshmërisë përmes grupeve të lobimit dhe shoqatave tregtare, shkruan the Independent.