Negociatorët britanikë dhe ata nga Bashkimi Evropian kanë bërë një përpjekje të fundit të hënën për t’i kaluar dallimet kokëforta që po qëndrojnë në rrugë të marrëveshjes së tregtisë pas Brexit-it, edhe pse i kishin vetëm 48 orë për t’iu shmangur ndarjes së çrregullt.
“Negociatave BE-Mbretëri e Bashkuar po u vjen fundi, koha po shkon shpejt”, ka thënë një diplomant i BE-së, pasi shefi negociator i bllokut, Michel Barnier, u ka dhënë anëtarëve të shteteve anëtare në Bruksel një vlerësim pesimist të gjendjes. “Është koha që Mbretëria e Bashkuar të zgjedhë… mes një rezultati pozitiv apo një rezultati pa marrëveshje”.
Përderisa po rritet frika për një kaos “pa marrëveshje” pasi Londra përfundimisht del nga orbita e BE-së më 31 dhjetor, bisedimet kanë rifilluar para se kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ta rishikojnë situatën.
Kryeministri irlandez, Micheal Martin, vendi i të cilit do të goditej më së shumti prej 27 vendeve të BE-së nëse nuk ka akordim tregtar, i ka vendosur mundësitë për marrëveshje në 50-50. Banka investitore
“JPMorgan” ka thënë se pritshmëritë se nuk do të ketë marrëveshje janë rritur në një të tretën nga 20 për qind.
Sterlina britanike ka rënë me shqetësimet se nuk do të ketë marrëveshje për ta mbuluar vlerën e tregut të përvitshëm të afro 1 trilionë dollarëve. Barnier u ka thënë anëtarëve të Parlamentit Evropian në komunikata të ndara se negociatat mund të vazhdojnë deri të mërkurën, por jo më gjatë, është thënë në lajmet e RTE-së në Irlandë.
Diplomatët e BE-së kanë thënë se përgjegjësia për veprim nuk bie te Johnsoni. “Njerëzit duhet ta kuptojnë se britanikët po luajnë me zjarr këtu dhe zjarri mund ta djegë këdo, dhe kësaj gjëje duhet të mundohemi t’i shmangemi”, ka thënë Mairead McGuinness, komisionar i Irlandës në ekzekutivin e BE-së.
Sidoqoftë, gazeta “The Sun” ka raportuar se Johnson, figura kryesore e fushatës së Britanisë që çoi te fitorja e “votës për t’u larguar” në referendumin e 2016-s, ishte i gatshëm t’i niste bisedimet brenda orësh, përveç nëse Brukseli i ndryshon kërkesat e tij.
Në Londër, një ligjbërës në Partinë Konservative qeveritare të Johnsonit ka thënë se Franca do të duhet të bëjë koncesion për peshkimin dhe BE-ja duhet ta heqë atë që ai e ka thënë, ku kërkesat e reja në një garë të drejtë të njohur si niveli i fushës së lojës. Britania e Madhe, që është bërë pjesë e BE-së më 1973, formalisht e braktisi bllokun më 31 janar, por prej atëherë ka qenë një periudhë transicioni gjatë së cilës rregullat rreth tregtisë, udhëtimit dhe biznesit kanë mbetur të pandryshuara.
Për javë të tëra, të dyja palët kanë qenë duke bërë pazar – deri më tani pa rezultat – rreth të drejtave të peshkimit në ujërat britanikë, duke siguruar garë të drejtë për kompanitë dhe mënyra për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e ardhshme.
Dështimi për ta siguruar një marrëveshje do t’i bllokonte kufijtë, do t’i përmbyste tregjet financiare dhe do t’i prishte rrjetet delikate të furnizimeve përreth Evropës dhe përtej, përderisa bota po mundohet të merret me koston e gjerë ekonomike të pandemisë COVID-19.
Kur vetëm dy ditë kanë mbetur që marrëveshja të arrihet, diplomatët e BE-së kanë thënë se ka qenë një moment vendimtar për Mbretërinë e Bashkuar dhe për bllokun, që i ka shndërruar vendet e rrënuara të Evropës në një fuqi globale pas shkatërrimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në një veprim që mund t’i dobësonte bisedimet, Qeveria britanike do të vazhdojë tutje me draftligjet këtë javë që do ta shkelte traktatin e shkurorëzimit të hershëm të Londrës me bllokun.
Ministri i Jashtëm, James Cleverly, ka thënë të hënën se klauzolat që e shkelin traktatin do të rivendosen.