ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta 4 hours ago
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht! 4 hours ago
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti 5 hours ago
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 5 hours ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Konfirmohet data e meçit mes boksierit kosovar dhe djalit të kriminelit serb, Arkan

albnews by albnews
7 June, 2019
in Kosova
0
Konfirmohet data e meçit mes boksierit kosovar dhe djalit të kriminelit serb, Arkan
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Petrit Mazrekaj është boksieri që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve kohët e fundit, pasi u konfirmua se do të ndeshet me birin e kriminelit serb, Arkan, Velko Razhnjatoviq, më 31 gusht të këtij viti.

Sigurisht se për kosovarin ky do të jetë meçi më domethënës në karrierën e tij, derisa ai ka një bilanc prej 17 fitoreve e zero humbjeve, 13 prej të cilave i ka mbyllur me nokaut.

RelatedPosts

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis zyrtarisht fushata elektorale

I biri i kriminelit serb, tash i vdekur, Zhelkjo Razhnatoviq, i njohur si Arkan, dhe i këngëtares serbe, Ceca Razhnatoviq, gjithashtu boksier profesionist, i kishte kërkuar duel djaloshit nga Kosova, që jeton në Austri, me këtë të fundit që e pranoi ofertën me kënaqësinë më të madhe.

Ka pasur shumë spekulime rreth datës së saktë dhe lokacionit ku zhvillohet meçi. Periskopi ka kontaktuar me Mazrekajn, i cili ka zbuluar detaje ekskluzive rreth meçit.

I pyetur në cilin rund pret ta nokautojë kundërshtarin, kosovari – i cili bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC – u shpreh:

“Mendoj se sikur me vëllezërit e tij, njëjtë do të ndodhë edhe me të, e rrëzoj në rundin e parë, maksimum në rundin e dytë.”

Mazrekaj ka konfirmuar edhe datën e saktë të ndeshjes – 31.08.2019.

Sa i përket lokacionit ku do të zhvillohet meçi i shumëpritur, Mazrekaj ka zbuluar një detaj interesant nga takimi i tij me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, i cili thotë se ia ka ndaluar atij të ndeshet në kryeqytetin e Serbisë, Beogradin.

“Lokacioni ende nuk është vendosur për shkak se ata [serbët] po kërkojnë që me çdo kusht me boksu në Beograd,” shprehet fillimisht ai.

“Mirëpo, mua kryeministri Ramush Haradinaj, e shumë të tjerë, ma kanë ndaluar me shku në Beograd pasi nuk ka siguri për mua, meqë kam rrahur edhe të tjerë atje, tash jemi ende në negociata.”

Kujtojmë se në të kaluarën Mazrekaj ishte ballafaquar tri herë me boksierë nga Serbia. Në të tri këto përballje ai kishte triumfuar.

Mazrekaj e kishte nokautuar serbin Mihajl Halas dy herë, fillimisht në vitin 2012 dhe më pas më 2015.

Boksieri kosovar kishte pasur punë edhe me një tjetër serb, Mihajlo Fincur, të cilin poashtu e kishte nokautuar në qershor të vitit 2015.

Mazrekaj pastaj u pyet nëse është konsideruar ndonjëherë si lokacion Prishtina për zhvillimin e meçit.

“Po,” thotë ai. “Vetëm se ende nuk ka pasur propozim tjetër përveç Beogradit.”

I pyetur se cilin boksier e idolizon, Mazrekaj dha një përgjigje tejet interesante.

“I përcjelli të gjithë, prej të gjithëve ka mundësi të mësoj, mirëpo e idolizoj Ramush Haradinajn. Më të qëndrueshëm e më të fortë s’ka.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

13 September, 2025
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

13 September, 2025
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

13 September, 2025
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result