Meta flet për datën e re të zgjedhjeve: Do thërras Bashën dhe Ramën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediet, ku  iu përgjigj gazetarëve në lidhje me  nisjen e procedurave nga ana e PS për shkarkimin e tij.

Ai tha se Presidenti është i Republikës dhe Republika e shqiptarëve. “Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti, natyrisht jo nga ky; por nga një Parlament tërësisht legjitim. Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon qytetarëve, ishte reagimi i Ilir Metës ndaj tentativës për shkarkimin e tij nga ana e Partisë Socialiste.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore dhe  thërrasë për konsultë, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kreun ePS, Edi Rama.

“Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe Presidenti mban shendim për çdo institucion që shkel ligjin”, paralajmëroi Presidenti i Republikës.

Share This Article