ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit  56 minutes ago
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare 57 minutes ago
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026 1 hour ago
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë 3 hours ago
Shqipëria zhbllokon sfidën! Asllani kalon në avantazh Kombëtaren ndaj Andorrës 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Stoltenberg: Ka ardhur koha që Erdogan të aprovojë kërkesën

albnews by albnews
1 December, 2023
in Bota
0
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Stoltenberg: Ka ardhur koha që Erdogan të aprovojë kërkesën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ka ardhur koha që ta lejojë Suedinë të bëhet anëtare e aleancës ushtarake.

Turqia dhe Hungaria janë vendet e vetme të NATO-s që nuk e kanë aprovuar ende formalisht anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

RelatedPosts

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

“Domani”: Mafia shqiptare po lulëzon, ndërsa Edi Rama bën PR global me fasada

Flamuri i ri i Sirisë ngrihet në ambasadën në Londër

Stoltenberg tha për Associated Press se i bëri thirrje Turqisë ta finalizojë procesin gjatë një takimi me presidentin Erdogan të premten në margjinat e samitit të klimës në Dubai.

“E takova presidentin Erdogan mëngjesin e sotëm dhe ia përsërita mesazhin se ka ardhur koha për ta finalizuar procesin e pranimit për Suedinë”, tha Stoltenberg.

Turqia e ka vonuar ratifikimin për më shumë se një vit, duke e akuzuar Suedinë se nuk po i merr seriozisht shqetësimet e Turqisë, përfshirë luftën e saj kundër militantëve kurdë dhe grupeve të tjera të cilat Ankaraja i vlerëson si kërcënim për sigurinë e vet.

Gjërat ndryshuan gjatë një samiti të NATO-s në korrik, ku Erdogani pati njoftuar se do t’i dorëzonte në Parlamentin turk dokumentet e pranimit të Suedisë, por një debat rreth kësaj çështje në Komisionin e Punëve të Jashtme përfundoi pa ndonjë vendim muajin e kaluar.

Stoltenberg nuk ishte në gjendje të thoshte se kur mund të kompletohet procesi i ratifikimit.

“Nuk jam në gjendje ta jap një datë të saktë, por e mirëpres faktin se para disa javëve presidenti Erdogan i dorëzoi dokumentet për ratifikim në Parlamentin turk”, tha shefi i NATO-s.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’iu bashkuar NATO-s, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Finlanda iu bashkua NATO-s në prill.

Pranimi i një anëtari të ri duhet të aprovohet nga të gjithë anëtarët ekzistues të aleancës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

13 November, 2025
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

13 November, 2025
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

13 November, 2025
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result