Ronaldo i pandalshëm, ia siguron tri pikë Unitedit

albnews
By
0 Min Read

Manchester United ka marrë tri pikë në udhëtim te Norwichi, falë fitores minimale 1:0.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 75-të.

Unitedi ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Norwichi është i fundit me 10 pikë.

Penalltitë ishin vendimtare për top skuadrat e Premier Leagues këtë xhiro. Edhe Manchester City, Liverpooli e Chelsea siguruan tri pikë falë 11-metërshave.

Share This Article