Britania miraton fondin prej 35 milionë paund për rinovimin e kulturës

albnews
By
1 Min Read

Trashëgimia kulturore britanike duke përfshirë shtëpinë e shkrimtare Jane Austen dhe Pallati Mbretëror i Hampton do të marrin një fond restaurimi prej 35 milionë paund nga qeveria.

Paratë nga Skema Kulturore e Rigjenerimit do të ndahen midis 142 objekteve. Kjo skemë ka si qëllim të ndihmojë disa nga vendet më historike me riparime për t’i kthyer në jetë, duke ndihmuar ekonominë lokale.

Lista përfshin kisha lokale, ndërtesa të lashta, peizazhe, kinema, pishina, kanale dhe zona të jetës së egër. Për pallatet mbretërore është ofruar një grant prej thuajse 3 milionë paund ku përfshihen Kulla e Londrës, Pallati i Kensingtonit dhe Shtëpiza e Mbretëreshës Charlotte në Kew.

Share This Article