ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave 6 hours ago
Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë 7 hours ago
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë 7 hours ago
Kursi i euros me lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro 7 hours ago
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij të mitur, Kanadaja ndalon ekstradimin e Ëngjëll Brahimit 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Greqia në krizë për punëtorët e turizmit, mbi 80 mijë vende pune bosh

albnews by albnews
5 May, 2025
in Technologji
0
Greqia në krizë për punëtorët e turizmit, mbi 80 mijë vende pune bosh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sezoni turistik në shumicën e zonave të vendit ka më se një muaj që ka filluar me premisa pozitive si kurrë ndonjëherë, por ndërsa valët e turistëve përmbytin Greqinë, të punësuarit në këtë sektor janë të paktë në numër dhe punëdhënësit janë në një garë me kohën për ti gjetur.

Në Athinë, Selanik, apo  ishujt e njohur të vendit dhe zonat bregdetare, shtohen tabelat jashtë restoranteve apo hoteleve me të cilat kërkohen kuzhinierë, kamarierë dhe staf kuzhine.

RelatedPosts

BE hetim antitrust ndaj “WhatsApp” për politikën e inteligjencës artificiale të shërbimit 

“Nuk do të kemi nevojë për vende pune apo para”, Musk trondit me vizionin për të ardhmen

Problemet globale të internetit, Cloudflare sqaron ndërprerjen: Nuk ka pasur sulm kibernetik

Shumë pronarë janë të dëshpëruar pasi klientët shtohen , por nuk kanë personel për të përballuar punën. “Turizmi është padyshim në rritje, por grekët preferojnë të punojnë me orar zyre, nga e hëna deri të premten, 9 me 5.” – deklarojnë ata.

Vlerësohet se rreth 80.000 vende pune janë ende të pambuluara në sektorin e shërbimeve ushqimore dhe hoteleve – shtylla kurrizore e një industrie që përfaqëson 25% të PBB-së  të vendit ,ndërkohë që deri në vitin 2028, sipas Ministrisë Greke të Turizmit parashikohet se vendin do ta vizitojnë 40 milionë turistë – pothuajse katër herë më shumë se popullsia e Greqisë .

Kriza për mungesën e punëtorëve në sektorin e turizmit ka filluar prej pandemisë dhe është thelluar më pas për shkak të orareve të gjata , mungesës së kontratave të punës, krizës së kostos së jetesës  në vendet turistike , por edhe puna që nuk është me kohë të plotë.

Megjithëse  në ishujt me vizitueshmëri të lartë, si Kreta dhe Rodos , po shtohen raportimet për hotele e restorante  që premtojnë paga dhe kushte pune më tërheqëse se konkurrentët e tyre të sektorit, kreu i Federatës së Punonjësve në turizëm deklaron se  ka mungesë të paprecedentë të personave të kualifikuar dhe me përvojë.

Turizmi nuk është i vetmi sektor që ndikohet nga mungesa e fuqisë punëtore. Ndërtimet dhe bujqësia gjithashtu janë goditur nga ky fenomen , në një kohë që vendi jo vetëm po përjeton probleme demografike, por ende ndjen efektet e emigrimit të më shumë se 500.000 personave – kryesisht studentë dhe profesionistë të kualifikuar – gjatë krizës ekonomike.

Për të përballuar problemin, qeveria Mitostakis po përpiqet të sjellë  të punësuar nga vendet e treta duke nënshkruar marrëveshje me vende si Egjipti, Vietnami, Bangladeshi, Gjeorgjia, India dhe Moldavia.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave

Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave

8 December, 2025
Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë

Ivanka Trump e interesuar për historinë shqiptare, publikon 3 librat që po lexon për Shqipërinë

8 December, 2025
Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë

Protestat e fermerëve bllokojnë sërish aksin Kakavijë-Janinë, qarkullimi pezull për tre orë

8 December, 2025
Kursi i euros me lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro

Kursi i euros me lekun arrin minimum të ri historik, BSH bleu dhe 15 mln euro

8 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result