ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  7 hours ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 7 hours ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  7 hours ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 7 hours ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ironizoi pagat e larta të kontrollorëve, shikoni sa para mori Balluku në krye të Albcontrol

albnews by albnews
8 April, 2021
in Albania
0
Ironizoi pagat e larta të kontrollorëve, shikoni sa para mori Balluku në krye të Albcontrol
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, anashkaloi profilin e njeriut të qetë dhe gjatë ditës së Mërkurë u shfaq kërcënuese dhe shantazhuese ndaj kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët shpallën një grevë, për shkak të uljes së pagave prej më shumë se një viti, si edhe probleme të tjera të pashqyrtuara nga qeveria.

Balluku, krahas kërcënimeve me polici dhe humbje të vendit të punës, ironizoi punonjësit e “Albcontrol” për nivelin e tyre të pagave.

RelatedPosts

Media investigative holandeze: SPAK ka dështuar plotësisht! Policitë evropiane kanë përgjimet e Ballës me trafikantët e drogës

Media turke: Kompania Intekar & ASL fitoi 32 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë në Shqipëri tek tuneli i Llogarasë

Mediat italiane: Meloni e sheh takimin me Ramën më 13 nëntor si shpresë për dështimin e kampeve

“A duhet marrë peng vendi për ta pasur rrogën 4400 dollarë”, tha Balluku, e cila shtoi se paga e kontrollorëve është ulur në 2490 dollarë, për shkak të efekteve të pandemisë.

Ministrja nuk e përmendi faktin se pagat e punonjësve të “Albcontrol” miratohen nga Bordi, pjesë e të cilës është edhe vetë Balluku.

Ajo zgjodhi të përdorte shifrat e pagës së kontrollorëve, për të hedhur në publik shashkën që grevistët ankohen për rrogat, megjithëse e kanë shumë herë më të lartë se sa mesatarja e të punësuarve në Shqipëri.

Por, ministrja Balluku, prej vitesh, ka qenë përfituese e drejtëpërdrejtë e pagave marramendëse nga “Albcontrol”, kur e drejtoi këtë institucion prej vitit 2013 deri në vitin 2018.

Referuar të dhënave të deklaratave të pasurisë, Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së “Albcontrol” ka marrë nga 60 milionë lekë të vjetra deri në 77 milionë lekë të vjetra në vit, me një pagë mesatare mbi 6 milionë lekë të vjetra në muaj.

Një pagë e tillë thyen të gjithë rregullat e pagesës në institucionet publike, hierarkia e të cilave nis me rrogën e Presidentit të Republikës.

Por, Balluku, në krye të “Albcontrol”, e ka pasur pagën më shumë se trefishi i pagës së Presidentit.

Më konkretisht, në vitin 2014, Belinda Balluku, në cilësinë e drejtoreshës së “Albcontrol” është paguar me një pagë vjetore në vlerë rreth 63 milionë lekë të vjetra.

Kjo shifër është ndër më të ultat në pagën e Ballukut në “Albcontrol”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result