Jehona e 2 golave ndaj anglezëve, faqja e UEFA-s pret perlat e radhës nga Muçi në Holandë

albnews
By
1 Min Read

Ernest Muçi ishte protagonist i padiskutueshëm për Legian e Varshavës në fitoren 3-2 ndaj Aston Vilës në Ligën e Konferencës.

Legia sonte luan në transfertë ndaj holandezëve të AZ Alkmar dhe padyshim gjithë vëmendja është te sulmuesi i kombëtares shqiptare. Këtë gjë e shpreh edhe vetë faqja e UEFA Europa Konferencë Ligë. Përmes një postimi në platformën “X” (Tuitër),  kjo faqe shtron pyetjen: A  do të jetë Ernest Muçi në listën e golashënuesve sonte? Postimi shoqërohet me videot e dy golave të shënuar nga Muçi ndaj Aston Vilës.

Share This Article