Juventusi siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

albnews
By
1 Min Read

Juventusi ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në xhiron e fundit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Andrea Pirlo fitoi në udhëtim te Bologna me rezultatin e thëllë 4:1.

Me dy golat e shënuar nga Alvaro Morata dhe nga një nga Adrien Rabiot dhe Federico Chiesa, skuadra torineze arriti fitore të rëndësishme.

Për vendasit golin e vetëm e realizoi Riccardo Orsolini.

Me këtë fitore Juventusi e mbyll kampionatin në pozitën e katërt me 78 pikë.

Share This Article