KORBAT QË “RUAJNË” MBRETËRINË/ Tradita vazhdon njësoj si tre shekuj më parë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tradita vazhdon njësoj si tre shekuj më parë, për ruajtjen e korbave të zi në Kullën legjendare të Londrës.

Ka qenë fillimisht mbretit Mbreti Charles II, i cili mbretëroi deri në 1685, që insistoi në mbrojtjen e korbave, duke besuar një profeci të lashtë, që nëse ato largoheshin ajo do shembej, duke dënuar edhe mbretërinë.

Që nga ajo kohë , e deri më sot, anëtarët e Yeomen Warders, që shërbejnë si rojet përgjegjëse për sigurimin e kullës, janë kujdesur për zogjtë.

Për 57-vjeçarin, Michael “Barney” Chandler, i cili e mori detyrën në muajin mars, thotë se e bën punën me passion, dhe se korbat e gëzojnë çdo ditë atë.

Fillimisht i kam parë si çdo vizitor, dhe sot të punoj me to, është diçka shumë e natyrshme për mua, – u shpreh ai.

Rojet mbajnë veshur uniformën me të zezë dhe të kuqe, dhe identifikohen lehtësisht nga kapelja e rrumbullakët me buzë të sheshtë.

Chandler komandon një ekip prej katër personash përgjegjës për ushqimin, kujdesin dhe monitorimin e korbave.

Rojet më parë kanë punuar në Irak dhe afganistan, ku kanë shërbyer për Marinsat Mbretërore, ndërsa janë kthyer në Londër dekadat e fundit.

Aktualisht në kala gjenden 7 Korba, 1 më shumë se numri i nevojshëm për të shmangur fatkeqësinë. Secili prej tyre ka emër dhe dietë të përcaktuar, në bazë të moshës apo tipareve të tjera.

Rojet thonë se gjatë ditës i lënë të lirë të fluturojnë, por për të parandaluar arratisjen, iu kanë prerë pendët që të mos largojnë.

Kalaja është e hapur për vizitorët, të cilët janë kuriozë të shikojnë nga afër zogjtë dhe pse jo, t’i fotografojnë ato.

Share This Article