Dy persona humbën jetën në Kosovë në dy incidente të ndryshme mbrëmjen e ditës së djeshme.“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, njoftoi Policia e Kosovës.Në Mitrovicë të Jugut një 37-vjeçar ka vdekur pas plagëve të marra nga goditjet me thikë, e një tjetër ka mbetur i plagosur.
“Mbrëmjen e 27 majit 2026, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë e plagëve të marra në fyt nga një armë e ftohtë – thikë, një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën, ndërsa është plagosur edhe vëllai i tij”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës.


