Kurti në Kuvend: Eliot Engel, zëri i Kosovës në ditët më të vështira

albnews
By
2 Min Read

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë e zë Eliot Engel, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në seancën përkujtimore të Kuvendit në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, tha se Eliot Engel u bë zëri i Kosovës në kohët më të vështira për vendin.

“Kongresisti Eliot Engel, miku i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, nuk hezitoi asnjëherë të ngriste zërin në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të pozicionohej në anën e drejtë të historisë. Për më tepër, ai avokoi dhe u angazhua pa kursyer që të drejtat të triumfojnë…

Ai nuk u kursye asnjëherë në angazhimin e tij duke e ngritur dhe avokuar për mbrojtjen e çështjes sonë në institucionet më të larta amerikane. Për më shumë se tri dekada, Engel ishte një shërbyes i qytetarëve amerikanë dhe përfaqësues i fuqishëm për të drejtat e njeriut kudo në botë dhe sidomos për ne…

Në kohët më të vështira për shqiptarët, Engel u bë zëri që nuk e kishim dhe u bë kongresisti ynë dhe i tillë do të mbetet për gjithmonë… Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë, ku një vend të veçantë e zë Eliot Engel”, tha ai. /KP/

Share This Article