Një djalë 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një parking makinash në Halesowen, në zonën Dudley të Anglisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në një parking në Queensway. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por i riu u shpall i vdekur aty.
Policia e West Midlands ka bërë të ditur se rasti nuk po trajtohet si i dyshimtë dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Informacioni do t’i dërgohet edhe mjekut ligjor (coroner).
Zona përreth parkingut u mbyll përkohësisht ndërsa policia kryente kontrollet.
Autoritetet kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e të riut.


