Mediu: Kandidatët republikanë edhe në listat e LSI-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur në një intervistë se po pret ende një përgjigje zyrtare nga Partia Demokratike për mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpreh se PR do të marrë pjesë në 2 koalicione, pasi në disa qarqe republikanët do të kenë kandidatë të përbashkët edhe me LSI-në.

“PR kërkon që të fitohen zgjedhjet me në krye PD-n, por kërkohet respekt reciprok. Është më mirë një kandidat që është i vlefshëm për të dyja partitë se një kandidat i imponuar.

Unë ofroj shqyrtimin e njerëzve që ofron PR dhe atyre që ofron PD. PR ofron në këtë koalicion votat e saj dhe burimet e saj njerëzore. Unë jam më i prirur që të kandidohet kandidati më i mirë, qoftë nga PD apo nga PR. Qëllimi i partisë Republikane është largimi i Edi Ramës.

Kujtojmë që në vitin 2005 bëmë një marrëveshje me Berishën, ku në listat e Republikanëve u futën edhe kandidatë të PD-së, dhe nga 12 deputetë që fitoi PR, 7 prej tyre ishin kandidatët demokratë.

Unë pres një përgjigje zyrtare nga PD se si i shikon marrëdhëniet me PR-në. Ende nuk kam marrë një përgjigje. Me Bashën sot diskutuam analizën politike në vend.

Me LSI-në mund të dalim në disa qarqe me kandidatë të përbashkët, ashtu siç mund të dalim edhe me PD-në. Ndërkohë në disa zona të dy koalicionet mund të dalin me kandidatë të përbashkët”, tha Mediu.

Share This Article