Solskjaer e ka humbur besimin e lojtarëve

albnews
By
1 Min Read

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole-Gunnar Solskjaer, është në presion të madh dhe po lufton për ta ruajtur vendin e tij të punës.

Humbja e thellë nga rivali i përbetuar Liverpooli, ka bërë që ai të mos e ketë vendin e sigurt në krye të skuadrës së famshme angleze.

“ESPN” shkruan se norvegjezi e ka humbur edhe besimin e një pjese të lojtarëve.

Mbështetja për Solskjaerin tani është e kufizuar.

Raportohet se Antoni Conte është trajneri i cili mund ta zëvëndësoi Solskjaerin tek Unitedi.

Ekipi anglez renditet në vendin e shtatë me 14 pikë të mbledhura. Ka tri humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Share This Article