Sulmuesi i Barcelonës grabitet me dhunë në shtëpi

albnews
By
1 Min Read

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, ka kaluar një natë tmerri.

Sipas “El Pais”, 4 persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e futbollistit, në Castelldefels, duke e dhunuar lojtarin e Barçës së bashku me gruan e tij, duke i kërcënuar edhe me armë.

Grabitësit hynë në shtëpinë e 33-vjeçarit nga kopshti, hapën kasafortën dhe morën disa bizhuteri.

Në fund, kriminelët u larguan me një Audi A3 të bardhë.

Share This Article