Turqi, polici vret ish-partneren pasi e pa me një tjetër në makinë

 8,476 total views,  2 views today

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Një polic ka vrarë në mes të rrugës ish-partneren e tij, pasi e pa në makinë me një burrë tjetër.

Mediet turke raportojnë se polici i bëri sinjal makinës të ndalonte dhe më pas qëlloi çiftin me armë zjarri. Për fat të keq ish-partnerja e tij ndërroi jetë nga të shtënat, ndërsa burri që ishte në makinë me të është plagosur rëndë.

Sipas prestigjozes “Hurriyet , ngjarja e përgjakshme ndodhi të shtunën e kaluar në një rrugë kryesore në Bursa. Autori 52-vjeçar, ishte ndarë nga Jasemin  dy muaj më parë.