Vazhdon protesta pro-serbe në Mal të Zi

albnews
By
1 Min Read

Në disa qytete të Malit të Zi edhe sonte po mbahen protesta kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Në Podgoricë, tashmë janë mbledhur qindra qytetarë, kryesisht serbë, në përkrahje të subjektit kryesor në pushtet dhe kundër zv/kryeministrit të deritanishëm, liderit të nismës qytetare “Ura”, Dritan Abazoviq që e inicioi rrëzimin e qeverisë.

Në protestë pritet të dalin edhe disa ministra aktualë që shef e kanë Zdravko Krivokapiqin.

Share This Article