Ndeshja do të fillojë me 15 minuta vonesë, pasi që Liverpooli ishte vonuar në ardhjen për stadium, por edhe tifozët e tyre ende nuk janë futur brenda të gjithë.
Kjo për shkak të turmave të tifozëve anglezë që janë mbi 100 mijë të pranishëm në stadium dhe rreth tij.
Vonesa e tifozëve ka bërë që ndeshja të shtyhet.
Dy gjigantë evropianë që kanë treguar futboll të jashtëzakonshëm këtë edicion, do të përballen në Parin në stadiumin “Stade de France”.
Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti, dy strategë të njohur të futbollit, pritet që me formacionet e tyre të dhurojnë spektakël në këtë përballje.
Gjyqtar i ndeshjes do të jetë francezi Clemente Turpin.