80-vjetori i Çlirimit, ngrihet Komision Shtetëror për organizimin e festimeve

albnews
By
1 Min Read

Qeveria ka miratuar projektvendimin për shpalljen e këtij viti të vitit mbarëkombëtar të festimeve të 80-vjetorit të Çlirimit të vendit dhe gjithashtu ngritjen e Komisionit Shtetëror për organizimin e festimeve gjithëvjetore për 80-vjetorin e Çlirimit.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se, “ky komision drejtohet nga Ministri i Mbrojtjes dhe ka në përbërje disa ministra si dhe disa drejtues të institucioneve relevante si Biblioteka Kombëtare, Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave, Instituti i Monumenteve të Kulturës”.

Gjithashtu, shtoi ai, organizatat e veteranëve dhe familjet e dëshmorëve, do të jenë të ftuar dhe pjesë aktive.

Share This Article