Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka dështuar që të dal i pari me vota edhe në fshatin e lindjes së tij.
Në fshatin Peqan të komunës së Suharekës, Hoxhaj mori vetëm 164 vota.
Më shumë se Hoti në këtë fshat, vota mori kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje , Vjosa Osmani.
Gjithsej 200 banorë të Peqanit votuar për Osmanin.
Në ndërkohë kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti në këtë fshat të Suharekës mori vetëm 90 vota.
Kujtojmë që LVV’ja doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Kjo parti triumfoi edhe në Suharekë.
Kjo parti mori 37.54% të votave në këtë qytet.