Pasi prezantoi programin e Partisë Demokratike për pronat, Lulzim Basha ka vendosur që pasditen e të dielës t’ja kushtojë familjes së tij të ngushtë.
Bashkë me bashkëshorten Aurela janë nisur me makinë drejt Durrësit.
Në timon si rrallë ndonjëherë shohim kreun e PD-së.
Si duket me gjithë këtë ngarkesë politike kanë nevojë për pak privatësi.
Foton e ka ndarë në Instagram Aurela Basha, ku shkruan: “Një pasdite të këndshme të gjithëve.”