ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 3 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 3 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 4 hours ago
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane 4 hours ago
LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

OKB: Mësimi në distancë ’emergjencë katastrofike arsimore’

albnews by albnews
4 March, 2021
in Bota
0
OKB: Mësimi në distancë ’emergjencë katastrofike arsimore’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

UNICEF, Fondi i Fëmijëve i OKB-së, thotë se shkollat për më shumë se 168 milionë fëmijë janë mbyllur plotësisht prej pandemisë së koronavirusit, me vendet në Karaibe dhe Amerikën Latine ndër më të prekurat.

Miliona fëmijë po përballen me një “emergjencë katastrofike arsimore” pasi izolimet prej koronavirusit kanë mbyllur shkollat në të gjithë botën, tha të mërkurën (03.03) organizata kryesore e OKB-së për fëmijët. UNICEF tha se shkollat për më shumë se 168 milionë fëmijë në 14 vende janë mbyllur plotësisht për gati një vit të tërë për shkak të pandemisë.

RelatedPosts

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

Si po i ndryshojnë politikat teknologjike vendet kandidate për BE?

Organizata paralajmëroi se 214 milionë fëmijë në mbarë botën – ose 1 në 7 – kanë humbur më shumë se tre të katërtat e mësimit të tyre në klasë që nga marsi i vitit 2020. “Ndërsa po i afrohemi një vjetorit të pandemisë COVID-19, ne përsëri kujtojmë emergjencën katastrofike të arsimit që kanë krijuar masat kufizuese në mbarë botën,” tha Drejtorja Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore.
“Çdo ditë që kalon fëmijët me pamundësinë për të ndjekur fizikisht mësimin në klasë mbeten gjithnjë e më shumë prapa, kryesisht ata më të margjinalizuarit që paguajnë çmimin më të rëndë,” tha ajo. “Asnjë përpjekje nuk duhet kursyer për t’i mbajtur shkollat të hapura, ose për t’u dhënë përparësi atyre në planet e rihapjes.”

Symbolbild I Homeschooling im Lockdown

Izolimet goditën shkollat në Amerikën Latine, Karaibe

Të dhënat e OKB-së treguan se dy të tretat e vendeve më të prekura janë në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke prekur gati 98 milionë nxënës. Panamaja i ka mbajtur shkollat të mbyllura për shumicën e ditëve, duke lënë jashtë klasave nxënësit për një total prej 211 ditësh, pasuar nga El Salvador, Bangladeshi, Bolivia dhe Brazili.Thirrja e UNICEF u përsërit nga organizata bamirësie angleze Save The Children, e cila ka përshkruar pandeminë dhe masat izoluese që pasuan si “emergjenca më e madhe e arsimit në histori”. James Cox, kreu i politikës arsimore në Save the Children, i tha DW-së, se ndikimet e mbylljes së shkollave “do të ndihen për një kohë të gjatë”.

Evropa gjithashtu në vështirësi me mbylljen e shkollave

Çështja ka shkaktuar shqetësime edhe në Evropë, me shumë studentë që kanë humbur kohën e domosdoshme të kontaktit me pedagogët e tyre. Nxënësit në Gjermani kanë filluar të kthehen në klasë, e po ashtu edhe nxënësit në Skoci dhe Uells janë kthyer në shkolla. Shkollat angleze do të rihapen javën e ardhshme, por Irlanda e Veriut mbetet nën një izolim të rreptë. Qeveria e re e Italisë ka urdhëruar më shumë mbyllje të shkollave, pasi të dhënat treguan se shumica e rasteve të koronavirusit ishin të variantit më ngjitës, atij britanik. Të gjitha shkollat në rajonet me rrezik më të lartë do të kalojnë në mësimin në distancë sipas rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi nga e shtuna (07.03). Më parë, vetëm shkollat e mesme në të ashtuquajturat zona të kuqe ishin të mbyllura.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

5 November, 2025
“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

“Është e vetmja mënyrë”- Trump u kërkon republikanëve të ndërmarrin hapa radikalë për t’i dhënë fund mbylljes rekord të qeverisë amerikane

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result