Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton do të vizitojë në fundjavë Izraelin për takime që do të kenë në fokus çështjet e sigurisë rajonale, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë në një klimë të tensionuar mes Uashingtonit dhe Teheranit.
”Gjatë vizitës, Bolton do të takohet të dielën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu më pas me homologun izraelit, Meir Ben-Shabbat dhe atë rus Nikolaï Patrouchev”, pohoi në një deklaratë për median, Garrett Marquis, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtar./ATSH/