Seria pa humbje e trajnerit Thomas Tuchel shkon në 12 ndeshje rresht.
Chelsea të shtunën barazoi në udhëtim te Leeds Unitedi me rezultatin 0:0 në kuadër të xhiros së 28-të në Premier Leaguen e Anglisë.
Titullar dhe në tërë takimin luajti mbrojtësi shqiptar i krahut të majtë i Leedsit, Ezgjan Alioski.
Në këtë ndeshje të dyja skuadrat patën mundësi shënimi. U qëlluan traversa nga të dyja ekipet, por nuk pati gola.
Chelsea pas 29 xhirove ka 51 pikë, ndërsa Leedsi në 28 ndeshje ka arkëtuar 36 pikë.