Lazio është duke kërkuar ta shesë Vedat Muriqin gjatë kësaj vere, pas një sezoni debutues dëshpërues në Serie A, sipas mediave italiane.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi iu bashkua Lazios për 18.5 milionë euro nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, por deri tani ka dështuar ta bindë trajnerin Simone Inzaghi.
Muriqi i ka shënuar vetëm dy gola dhe e ka dhënë një asist në 25 ndeshje me Lazion këtë sezon, në shumicën e të cilave luajti si rezervist.
Lazio e afroi prizrenasin si alternativë të golashënuesit kryesor Ciro Immobile, por Muriqi mbeti edhe nën hijen e dyshes Joaquin Correa dhe Felipe Caicedo.
Nëse Lazio dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Lazios do t’i ulë shpenzimet dhe Muriqi është i pari në listën e shitjeve, sipas mediave italiane.
Muriqi mund të kthehet në Fenerbahce, sipas mediave lokale në kryeqytetin italian.
Edhe Premierliga mund të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit kosovar, me Burnley dhe Tottenham që thuhet të jenë të interesuara për të.