Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka shkruar letër kreut Qeverisë së Kosovës dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pasi ky i fundit është zgjedhur kryeministër i Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Merkel i ka thĂ«nĂ« Kurtit se normalizimi i raporteve me SerbinĂ« dhe dialogut i ndĂ«rmjetĂ«suar nga Bashkimi Evropian janĂ« çështje tĂ« cilat kĂ«rkojnĂ« âvĂ«mendjen tuajâ, shkruan Gazeta Express.
Shefja e Qeverisë gjermane ndërkohë ka thënë se Qeveria Kurti do ta ketë përkrahjen e Gjermanisë për sfidat që ka Kosova përpara.
âJu mund tĂ« llogarisni nĂ« mbĂ«shtetjen e GjermanisĂ« si partnerâ, thuhet nĂ« letrĂ«n e Angela Merkel.

Letra e plotë:
I dashur Kryeministër,
Ju uroj përzemërsisht rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!
Ju e dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të llogarisë me mbështetjen e Gjermaninë si partnere.
Pandemia e COVID-19 kërkon nga të gjithë ne masa të paprecedente. Qeveria juaj ka bërë të ditur se para vete do të ketë reforma të rëndësishme në vendosjen e shtetit juridik siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Dhe dialogu me Serbinë për normalizimi e raporteve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kërkon vëmendjen tuaj.
Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.
Ju uroj çdo sukses në punët përpara.
Me respekt
Angela Merkel
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë




