Superfuqi të sportit e të xhudos si Franca, Italia e Sllovenia janë lartë në listën e vendeve më të suksesshme në Evropianin e xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Por jo më së larti, pasi vendi i parë është i rezervuar për Kosovën.
Pas ditës së dytë të Evropianit për seniorë, Kosova është më e suksesshmja, përkatësisht e para në listë. Kosova ka dy medalje të arta e një të bronztë. Franca, Istalia, Sllovenia, Portugalia, Spanja, Holanda e Turqia kanë nga një medalje të artë dhe janë të ranguara nën Kosovën.