ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur 3 hours ago
Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë 4 hours ago
Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti 4 hours ago
Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut 4 hours ago
“Nuk do të kemi nevojë për vende pune apo para”, Musk trondit me vizionin për të ardhmen 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

22 vjet nga masakra në Mejë

albnews by albnews
27 April, 2021
in Kosova
0
22 vjet nga masakra në Mejë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot shënohet përvjetori i 22-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, sot në orën 13:00 në kompleksin memorial në Mejë do të mbahen homazhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

RelatedPosts

Presidentja Vjosa Osmani dekreton 28 dhjetorin si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

Fillimisht, presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca, dhe kryeministri Kurti do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00.

22 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.

Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit.

Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Slobodan Millosheviqit më 27 prill 1992.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur

Avioni i nisur nga Londra drejt Tiranës devijon rrugën, 5 pasagjerë pësuan gjendje të fikëti papritur

20 November, 2025
Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

Safari i snajperave, intervista tronditëse e ish-ambasadorit: Vinin tufa pasanikësh nga të katër anët, gjuetarë, por edhe biznesmenë

20 November, 2025
Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

20 November, 2025
Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut

Pezullohet nga detyra zv. Kryeministria/SPAK ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result