Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 2 persona kanë vdekur ndërkaq janë shënuar 67 raste të reja me COVID-19.
Sipas Ministrisë, numri i testimeve të kryera është 2.728 ndërkaq numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 891.
Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.