Ekspertët mjeko-ligjor kanë zbardhur ekspertizën e vdekjes së tre viktimave të së njëjtës familje nga Gjilani të cilët ndodheshin në Gjirin e Lalzit.
Sipas ekspertizës shkak i vdekjes së tre viktimave është helmimi i shkaktuar nga kërpudhat.
Sipas burimeve njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve, konkretisht kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpinë e viktimave në gjirin e Lalëzit.
Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.
Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.