Lazio e Torino kanë barazuar pa gola të martën, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 25-të në Serie A.
Kjo pikë i ka mjaftuar Torinos për të mbetur në Serie A edhe në edicionin e ardhshëm.
Një xhiro para fundit, Torino i ka 36 pikë, katër më shumë se Benevento. Benevento është në vendin e 18-të, që në fund dërgon në Serie B.
Pos Beneventos largohen edhe Crotone e Parma. Lazio është e gjashta me 68 pikë.
Ciro Immobile humbi penallti në minutën e 84-t te Lazio. Ai qëlloi shtyllën. Vedat Muriqi e Thomas Strakosha kompletuan ndeshjen te Lazio.
Sulmuesi Muriqi kaloi edhe një ndeshje pa gol të shënuar. Marco Alia qëndroi në stol te Lazio.
Në stol te Torino ishin Samir Ujkani e Mërgim Vojvoda, dy reprezentuesit e Kosovës.