Zjarr në fabrikën e tullave, vdes një punëtor

albnews
By
1 Min Read

Ndërron jetë 57 vjeçari i cili u plagos dje nga flakët në fabrikën e tullave në Maminas të Shijakut.

Ndërkohë është arrestuar përgjegjësi teknik i fabrikës së tullave.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga  zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë.

Zjarri ne fabrikën e tullave Maminas/ Vdes punëtori, arrestohet
Share This Article