UEFA i kërkon Ukrainës ta ndryshojë fanellën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA ka kërkuar që Ukraina të bëjë ndryshime në fanellën e tyre për “Euro 2020″.

Raportohet se UEFA i ka sugjeruar Ukrainës të heq një parullë “politike’ që shkaktoi protesta nga Rusia.

Konfederata Evropiane e Futbolli tha se mesazhi “Lavdi Heronjve tanë”, një thirrje grumbullimi gjatë protestave anti-ruse të vitit 2014 në Ukrainë që paraqitet në brenda fanellës, është e “natyrës së qartë politike”.

Fanella, e cila u bë publike të dielën, e ka hartën e Ukrainës, të përfshirë brenda edhe Krimenë, territorin e aneksuar nga Rusia në vitin 2014-të. Zyrtarë rus kanë reaguar ashpër në lidhje me këtë çështje.

Share This Article