Vdekjet e lidhura me nxehtësinë mund të trefishohen në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2050 nëse nuk bëhen përpjekje urgjente për të trajtuar ndryshimin e klimës, paralajmëroi të mërkurën Komiteti i Ndryshimit të Klimës.
“Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë në rrezik të vdekjes nga temperaturat e larta, veçanërisht ata me sëmundje të zemrës dhe frymëmarrjes. Kishte më shumë se 2 mijë e 500 vdekje të lidhura me nxehtësinë gjatë valës së nxehtësisë 2020 në Angli, më e lartë se në çdo kohë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2003 “, shkroi komiteti, raporton CNN, përcjell KlanKosova.tv
Vlerësimi mbi vdekjet nga nxehtësia është një nga fushat më shqetësuese, të theksuara në raportin e komitetit, i cili arriti në përfundimin se ngrohja globale po tejkalon përpjekjet e vendit për t’u përshtatur me ndryshimin e klimës dhe se ndikimet në vend ka të ngjarë të jenë më të këqija nga sa parashikohej më parë.