ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë 11 hours ago
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë 12 hours ago
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor 12 hours ago
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 14 hours ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen e ripranimit

albnews by albnews
9 July, 2021
in Albania, UK
0
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen e ripranimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi priti në një vizitë zyrtare në Shqipëri, Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel. Dy homologët kanë firmosur Marrëveshjen e Ripranimit, propozuar nga qeveria britanike pas daljes së saj nga Bashkimi Europian.

Në kuadër të detyrimeve për përafrimin e legjislacionit për Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria” nënshkrimi i marrëveshjes vjen në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për të luftuar migracionin e paligjshëm, si një prej nën-çështjeve thelbësore ku kërkohet progres i vazhdueshëm.

RelatedPosts

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Marrëveshja është hartuar duke u bazuar në modelin komunitar, si edhe duke respektuar parimet e shkëmbimit të informacionit mbi të dhënat personale. Qëllimi, janë procedurat e ripranimit dhe tranzitit në rastet e dëbimit të personave, hyrja ose qëndrimi i të cilëve është i paligjshëm në territoret e shteteve të tyre. Palët do të forcojnë bashkëpunimin në lidhje me luftën kundër migracionit të parregullt, duke zgjeruar bashkëpunim teknik dhe operacional në fushën e menaxhimit të migracionit të parregullt dhe sigurisë së brendshme

Ministri Çuçi njohu homologen britanike me prioritetet e Ministrisë së Brendshme, ristrukturimin e nisur në Policinë e Shtetit, si dhe progresin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar në tërësi. Më tej, gjatë bashkëbisedimit ai u ndal tek nevoja për thellimin e hetimeve të përbashkëta përmes shkëmbimit intensiv të informacionit, për grupe kriminale që operojnë në dy vendet, apo elementë që përpiqen t’i fshihen drejtësisë. Ministri u shpreh i gatshëm për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën policore, konkretizuar kjo me grupe të përbashkëta hetimore, si dhe e njohu me punën për reformimin e vazhdueshëm të Policisë së Shtetit, për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë besimi me qytetarët, për ta qasur atë si shërbim e jo si forcë.

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe riafirmoi marrëdhënien e fortë mes dy vendeve dhe vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë, në fusha të interesit të përbashkët, si dekurajimi i migracionit të paligjshëm, bashkëpunimi policor në funksion të luftës kundër krimit të organizuar. Po kështu shprehu gatishmërinë për të asistuar Policinë Shqiptare në ngritjen e kapaciteteve, sidomos në fusha që lidhen me teknologjinë dhe inovacionin, që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen cilësore dhe efikasitetit të punës së saj./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

5 October, 2025
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

5 October, 2025
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

5 October, 2025
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result