Harry Kane: Është mundësia jonë për të shkruar historinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nesër në “Wembley” do të përballen Anglia dhe Italia në finalen e madhe të Kampionatit Europian. Në konferencën për shtyp ne vigjilje të kësaj përballjeje, foli kapiteni Harry Kane i cili i dha tone karikuese, si një thirrje për tifozët dhe skuadrën që të bëjnë maksimumin për të hyrë në librat e historisë.

“Nuk ka vend më të bukur se Wembley për të fituar. Është e veçantë që do të luajmë në stadiumin tonë, tifozët do na karikojnë me kore, energjia do të jetë e pabesueshme. Mjafton të zbresim në fushë dhe të shfryjmë aty të gjithë karikimin tonë. Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull tjetër të historisë tonë, gjithashtu për prindërit tanë dhe për ata që nuk e kanë parë kurrë Anglinë në finale. Kjo vlen për të gjithë vendin tonë. Është një moment i veçantë. Nëse fitojmë do të mbahemi mend gjatë gjithë jetës tonë. Kjo është sfida, kështu që duhet ta pranojmë.“

Nuk munguan fjalet e mira për Italinë, rivalët e finales, teksa e pranoi se do ta ketë të vështirë përballë dy lojtarëve si Bonucci e Chiellini.

“Chiellini dhe Bonucci janë mbrojtës të mëdhenj. Ata e lexojnë shumë mirë ndeshjen dhe dinë ku të qëndrojnë. Janë dy luftëtarë, pres të jetë një betejë e fortë kundër tyre, por ky është shkaku pse më pëlqen të luaj futboll. Emocionet dhe adrenalina do të prekin kulmin, por edhe tensioni do të jetë shumë i madh”, u shpreh bomberi anglez i cili do të perpiqet që neser te fitojë trofeun më të rêndësishem për të, trofe i cili do ta fusë atë në librat e historisë.

Share This Article