Londër/ Përmbyten makina, shtëpi dhe dyqane

albnews
By
1 Min Read

Kryeqyteti britanik është “goditur” nga një stuhi shiu mbrëmjen e djeshme që ka “dorëzuar” Londrën në “pushtetin e ujit”.

Rrugët janë shndërruar në lumenjtë të pakalueshme për automjetet dhe qytetarët, të cilët teksa vështirësitë po shtoheshin me shtimin e intensitetit të shiut, i kanë telefonuar skuadrave të emergjencës për ndihmë.

Qindra biznese dhe shtëpi tashmë janë nën uji, pasi edhe sipas ekspertëve për vetëm disa orë, në Londër ka rënë shiun e një muaj të tërë.

Pamjet e publikuara nga qytetarët e zonës po “pushtojnë” internetin.

Moti me të vërtet është “çmendur”!

Share This Article