Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka bërë të ditur se ai nuk e kishte kuptuar që “Azzurët” e kishin fituar Kampionatin Evropian pasi kishte pritur penalltinë e Bukayo Sakas.
Portieri italian ka bërë të ditur se nuk ishte në dijeni për këtë deri në momentin kur i kishte parë bashkëlojtarët duke vrapuar dhe festuar.
“Nuk e dija që me pritjen e asaj penalltie kishim fituar ndeshjen. Këtë e kuptova pasi pashë shokët e mi që po festonin. Ne jemi të lumtur me këtë sukses dhe po shijojmë çdo sekondë”, u shpreh Donnarumma.
22-vjeçari u shpall edhe lojtari më i dalluar në “Euro 2020”.