Një shtëpi e vjetër, pa tualet apo banjë dhe me kopsht të parregulluar, është shitur në Zelandë të Re për më shumë se 2 milionë dollarë. Ky është shembulli i fundit i rritjes së çmimit të patundshmërive.
Shtëpia e periudhës së viteve të 20-a në Auckland u shit në ankand për 2 milionë e 75 mijë dollarë të Zelandës së Re, pasi çmimi fillestar i saj ishte 1.75 milion dollarë, shkruan The Guardian.
Faqja për vlerësimin e pronave në këshillin e qytetit e vlerësoi vlerën e kësaj shtëpie në 1.65 milion dollarë dhe tha se ajo ka nevojë për renovim të vlerës së 200.000 dollarëve.
Ndryshe, Zelanda e Re ka një prej tregjeve më të shtrenjta të shtëpive në botë. Sipas të dhënave më të reja, çmimi mesatar për një shtëpi në shtetin e largët është 943.000 dollarë, që përbën 22 për qind rritje në krahasim me vitin e kaluar.
Çmimi mesatar i shtëpive është më i larti në qytetin Auckland, ku vlera mesatare e një shtëpie është 1.5 milion dollarë.
Në mars, qeveria zelandase vendi mori një varg masash në vlerë të miliarda dollarëve me qëllim të kontrollimit të këtij tregu.