ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 3 hours ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 3 hours ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 3 hours ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 3 hours ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Merkel: Kam folur me Haradinajn, Thaçin e Vuçiqin, ende s’ka ndonjë përparim për rinisjen e dialogut.

albnews by albnews
19 July, 2019
in Kosova
0
Merkel: Kam folur me Haradinajn, Thaçin e Vuçiqin, ende s’ka ndonjë përparim për rinisjen e dialogut.
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë për media të mbajtur sot në Berlin, ka folur edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka treguar se janë duke i shikuar modalitetet e rinisjes së dialogut dhe se për këtë çështje thotë se ka diskutuar edhe me krerët e Kosovës dhe të Serbisë.

RelatedPosts

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes në Mitrovicë! Lihet në burg Astrit Isufi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

“Ne duhet të shohim se si do të rinisim dialogun. Unë kam folur me Aleksander Vucicin, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn. Dhe ende nuk ka progres në këtë çështje”, ka thënë Merkel, raporton Gazeta Express.

Merkel ka folur edhe për takimin e Parisit, duke thënë se janë duke punuar ende për një gjë të tillë.

“Ne kemi ofruar një takim në Paris, dhe jemi duke punuar ende për të “, ka shtuar kancelarja gjermane.

Ajo ka thënë se vendosja e taksës nga Kosova për produktet serbe ka krijuar paqartësi rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas Merkel taksa ka zmbrapsur dialogun dhe nuk ka mundësuar ndonjë progres, duke rikujtuar se për një gjë të tillë kishte folur me krerët shtetërorë në takimin e 29 prillit në Berlin.

Ndër të tjera ka thënë se është interes i Gjermanisë që Kosova dhe Serbia të integrohen drejt Bashkimit Evropian, por thotë se për një gjë të tillë është  nevojshme që të ri startohet dialogu.

Për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Beograd të hënën ka folur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, i cili është zotuar se në bashkëpunim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, do të rinisin dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë një takim i mundshëm thuhet se do të mbahet në fillim të vjeshtës, fillim i shtatorit apo eventualisht në tetor.

Në këto përpjekje për rinisjen e dialogut edhe SHBA-të janë shprehur të gatshme për implikim direkt.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result