Të paktën 60 persona kanë vdekur në një pjesë të largët të Afganistanit lindor, pasi shirat e mëdha kanë shkaktuar vërshime gjatë natës.
Në mesin e të vdekurve raportohet se ka edhe gra dhe fëmijë, ndërkohë që dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur e shumë shtëpi janë shkatërruar.
Zona e cila është prekur më shumë nga vërshimet dhe pasojat në njerëz mbahet nga talibanët, të cilët kanë rimarrë terrenin nga ushtria javët e fundit.
Bisedimet janë duke u zhvilluar për të marrë ekipet e shpëtimit në zonën vështirë të arritshme.
Zyrtarët afganë kanë deklaruar se si pasojë e vërshimeve kanë vdekur 60 persona mirëpo talibanët kanë deklaruar se janë 150.
Mirëpo një inxhinier i cili punon në provincën e Nuristanit, i ka thënë AP-së se numri total i të vdekurve mund të shkojë në 200.