Së paku tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë kërkuar ndihmë si pasojë e dy zjarreve të mëdha në jugun turistik të Turqisë. Zjarri i ndihmuar nga era e fuqishme ka djegur një pjesë të madhe të pyjeve në provincën e Antalias.
Sipas autoriteteve turke, një pjesë e madhe e zjarrit është lokalizuar, por një tjetër zjarr i madh ka përfshirë qytetin Akseki, 50 kilometra në veri të Turqisë.
Në këtë qytet kanë vdekur tre personat ndërkaq autoritetet turke janë detyruar të evakuojnë 20 lagje dhe fshatra të qytetit.
Departamenti i Emergjencave ka thënë se së paku 112 persona janë rrezikuar nga zjarret, ndërkaq 58 prej tyre janë hospitalizuar.