Trupat amerikane po mbërrijnë në Kabul me detyrën për të ndihmuar personelin diplomatik dhe amerikanët e tjerë të largohen nga vendi, ndërsa talebanët janë vetëm 50 kilometra larg kryeqytetit afgan, ndoshta duke pritur përfundimin e evakuimeve nga ambasadat.
Shefi i OKB-së paralajmëroi se situata po del jashtë kontrollit me pasoja shkatërruese për civilët.
Deri më tani, më shumë se 250 000 persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre janë përqendruar në Kabul, në parqe ose në banesa të improvizuara.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëri thirrje stafit të shkatërrojë çdo material të rëndësishëm në objekte, përfshirë broshura dhe flamuj që mund të përdoren për propagandë.
BM njoftoi gjithashtu dërgimin e 600 trupave për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve britanikë dhe ish-stafit afgan. Ashtu si Gjermania, ajo do ta mbajë ambasadën hapur me stafin në minimum.
Danimarka dhe Norvegjia, nga ana tjetër, po mbyllin plotësisht përfaqësitë e tyre diplomatike.