Rritet numri i viktimave, pamje nga pasojat e vërshimeve në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka shkuar në 44 numri i viktimave të vërshimeve në pjesën veriore të Turqisë, ndërsa familjarët e të zhdukurve po e përcjellin në ankth punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Nga pamjet e siguruara nga agjencia Reuters shihen dëme masive në qytezën Bozkurt, në bregdetin e Detit të Zi, ku ekipet emergjente po kërkojnë për njerëz nën rrënojat e ndërtesave.

Foto: Reuters

Në një ndërtesë të shembur afër bregut të një lumi besohet se dhjetë persona ndodhen nën rrënoja, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Foto: Reuters

“Kjo është e pashembullt. Nuk ka rrymë. Telefonat nuk punojnë. Nuk merr lajme nga askush”, tha banori Ilyas Kalabalik.

Foto: Reuters

Ai ishte i rrethuar nga banorë të tjerë, të cilët po e pyesnin njëri-tjetrin për ndonjë lajm rreth të zhdukurve.

Share This Article