ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik 4 hours ago
Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë… 5 hours ago
Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore 5 hours ago
Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja 5 hours ago
Guardiola “shenjtëron” Haaland: Statistikisht është në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Nis marrja në pyetje e Ramush Haradinajt në Hagë

albnews by albnews
24 July, 2019
in Kosova
0
Nis marrja në pyetje e Ramush Haradinajt në Hagë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Kosovë, ku do të intervistohet.

Haradinaj udhëtoi drejt Hagës, ku edhe vepron Prokuroria, të martën, katër ditë pasi dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, për shkak të, siç tha, ftesës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

RelatedPosts

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

Pjesëtari i policisë së Serbisë arrestohet në Jarinjë, kapet me fishekë dhe dinarë

Prokuroria Speciale është një nga dy dhomat e Gjykatës Speciale që i trajton pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime të luftës, në periudhën 1998-2000.

Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së dhe kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit për t’u përballur me drejtësinë në Hagë.

Hera e parë ka ndodhur në vitin 2005, kur është akuzuar për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Haradinaj është liruar dy herë nga akuzat që lidhen me luftën: në vitin 2008 dhe pastaj në rigjykim të pjesshëm, më 2012.

Duke shpallur vendimin për dorëheqje të pakthyeshme më 19 korrik, ai tha se “nuk do që të shkojë në Hagë si udhëheqës qeverie, por si qytetar i Kosovës”.

Prokuroria Speciale, nga janari i këtij viti, ka intervistuar dhjetëra ish-luftëtarë, por Haradinaj paraqet zyrtarin më të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të institucioneve të Kosovës që do të merret në pyetje nga hetuesit.

Ngjashëm është edhe rasti i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së.

Krasniqi ka hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale, ku do të intervistohet.

Ftesa për intervistim këto ditë morën edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-anëtari i këtij shtabi, Sokol Bashota, ish-shefi i një zone operative, Shukri Buja, e të tjerë.

Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për formimin e Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015, ndërsa Gjykata u bë plotësisht funksionale në korrik të 2017-ës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

3 November, 2025
Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë…

Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë…

3 November, 2025
Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore

Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore

3 November, 2025
Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result