ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 13 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 14 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 14 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 14 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Edi Rama për ‘Sunday Times’: Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it

albnews by albnews
22 August, 2021
in Albania, Bota
0
Edi Rama për ‘Sunday Times’: Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” është shprehur se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.

Sipas Ramës, evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët gjithçka ishte shumë reale.

RelatedPosts

Bllokohet tjetër makinë luksoze, policia sekuestron Lamborghinin 160 mijë euro në Tiranë

Zbulimi i madh i shkencës, një oqean gjigant mund të fshehë jetën jashtëtokësore në hënën e Saturnit

Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, ministria më pas ja ‘pret’ duart

Ai është shprehur se është shumë e vështirë për të larguar afganët dhe qytetarë të tjerë nga Afganistani.

“Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten. Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen. Ende nuk ka asnjë mënyrë për t’i kaluar njerëzit nëpër porta nëse nuk jeni një shtet i madh, madje edhe për shtetet e mëdha duket mjaft e çrregullt. Kjo është arsyeja pse të gjitha organizatat janë të bllokuara. Shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar”, tha kryeministri Rama.

Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë pajtuar për të marrë mijëra refugjatë afganë ndërsa ato vlerësohen për rivendosje në SHBA.

Rama tha se ndjeu që ishte përgjegjësia e tij për t’i strehuar.

“Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane, për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë.Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë”, është shprehur ai.

Për dekada, nën sundimin e diktatorit Enver Hoxha, shqiptarët iu nënshtruan një represioni brutal, vendi u bë më i varfri dhe më i izoluari në Evropë. Kur regjimi komunist ra në 1990, pesë vite pas vdekjes së Hoxhës, vendi u kap nga valët e trazirave dhe dhunës.

“Për ne është shumë e qartë. Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët ishte e gjitha reale. Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne”, përfundoi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result