31gushti vija e kuqe/ Talebanët:Pasoja nëse SHBA vonon tërheqjen e trupave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Talebanët nuk do të lejojnë një shtyrje të afatit të evakuimit të qytetarëve afganë. Ata kanë paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të zgjasin afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Në një intervistë për mediat e huaja zëdhënësi i Talibanëve, Dr Suhail Shaheen ka thënë: 31 gushti i deklaruar nga Presidenti Biden është vija e kuqe. Ata kanë deklaruar se do të tërheqin të gjithë forcat ushtarake. Prandaj nëse ata shtyjnë afatin do të thotë që ata po zgjasin pushtimin dhe nuk ka nevojë për këtë”

Ai ka shtuar “Nëse SHBA e Britania e Madhe kërkojnë më shumë kohë për evakuim përgjigjja është JO. Ose do të ketë pasoja”

Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së Boris Johnson, i cili i kërkoi Joe Biden të zgjasë afatin e tërheqjes së trupave amerikane për të lejuar më shumë njerëz të largohen nga sundimi i terrorit të talebanëve.

Ndërkohë, në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit vijon kaosi. Njerëzit po tentojnë të largohen nga Afganistani për t’i shpëtuar jetës nën sundimin e grupit militant.

Share This Article